Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Shansi për të fituar lirinë tashmë lidhet me Gjykatën e Lartë, të cilës duhet t’i drejtohet me rekurs brenda 45 ditëve.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, në ditën e 3-të radhazi të zhvillimit të seancës gjyqësore. Kujtojmë se në ditët paraardhëse, seancat kanë zgjatur përkatësisht 7 dhe 3 orë, ku SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj Veliajt dhe nuk kanë munguar kundërshtitë prej kryetarit të bashkisë.

Ndërkohë, ka ndryshuar masa e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, nga “arrest me burg” në “arrest me shtëpi”. Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenët e tjerë.