Një veturë është përfshirë nga zjarri në udhëkryqin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup.
Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.
