Barcelona është mundur në transfertë përballë Çellsit dhe Hansi Flik ka pranuar se tashmë për katalanasit do të bëhet shumë e vështirë që të luftojnë për tetëshen e parë.
Ekipi një vit më parë zhvilloi një fazë lige thuajse perfekte, por tashmë katalanasit e shohin veten jashtë tetëshes e duhet të jenë të pagabueshëm në ndeshjet e mbetura që të kenë shanse.
“Nuk e shënuam golin e parë në atë mundësi të shkëlqyer. Pastaj, të luash me një lojtar më pak kundër këtij Çellsi, nuk është e lehtë. Luftuam shumë dhe pashë disa gjëra pozitive, por humbëm shumë shpesh topin. Kjo është e gjitha që mund të them. Humbëm topa dhe pasime të lehta. Duhet t’i analizojmë të gjitha këto. Nuk e di sa minuta ishin, por luajtëm shumë me një lojtar më pak. Çellsi është një ekip shumë i mirë me topin. Është diçka që duhet ta pranojmë, por duhet të mendojmë edhe për gjërat pozitive. Tani është e vështirë të përfundosh në tetë vendet e para, por do të përpiqemi”, tha Flik pas ndeshjes.
The post Flik: Pashë disa gjëra pozitive, por humbëm shumë shpesh topin appeared first on Alsat.
