I pyetur nëse ka gjasa që VMRO-ja të ndryshojë partnerët qeverisës, zv/kryeminsitri i parë, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 tha se gjithçka është e mundur.
TV21: A ka gjasa që VMRO-ja t’i ndërrojë partnerët?
Izet Mexhiti: “Gjithçka është e mundur”.
TV21: A e keni diskutuar me VMRO-në jo stabilitetin e VLEN-it? Se ju nëse ndaheni dhe gjithçka është për pushtet, ju po thoni se BDI-ja po kërkon me ardhë në pushtet, hipotetikisht me shumë mjegull për rreth nesh, ta shohim edhe BDI-në Taravarin në Qeveri?
Izet Mexhiti: “Nuk dëshirojë t’i paragjykoj situatat. Unë parapëlqej të ulemi dhe të rikonsolidohemi dhe të vazhdojmë. Por është shumë problemtike me sqaru para opinionit që unë që kam qenë brenda BDI-së kam dal prej një BDI-je dje, z.Taravari ka ikur prej Qeverisjes me BDI-në dje, jo kësaj BDI-je sot. Kishim një BDI që ska qenë as në lista të zeza nuk ka qenë as të burgosur 1/3 e kryesisë për korrupsion dhe korrupsion të lartë, pra prej një BDI-je që ikin të gjithë tash, këtu del dilema atëherë pse kemi ikur prej asaj BDI dje, e po kthehemi te kjo BDI sot. Dhe mendoj se z.Taravari do ta ketë vështirë ta sqarojë para opiniot, para anëtarësisë, bile më vështirë se unë, sepse anëtarësia e z.Taravarit prej fillimit është se ai ka qef ta quaj derivate, nëse ne jemi derivat i BDI-së ai del të jetë derivat i PDSH-së. Dhe sot nuk ka argument që mund ta bind, që kemi ikur prej asaj BDI-je dje, dhe sot duam të shkojmë te kjo BDI e listave të zeza e korrupsionit e mos pasjes së vizionit një BDI që vetë z.Arben Fetai e quan kufomë politike dhe të pretendosh të bashkëpunosh me kufomë politike, mendoj se nuk do ta ketë të lehtë”.
