Ramadan Nishori ka hyrë në historinë e Kosovës. Pas 26 vjetësh heshtje, ai është burri i parë që e pranoi dhe publikisht rrëfeu dhunën seksuale që e përjetoi gjatë Luftës së Kosovës, përcjell TV21.
Në kuadër të aktivitetit të KRCT, Nishori ka treguar se forcën për të folur për këtë problem, e ka marrë nga gruaja e tij dhe tre fëmijët.
“Më ka mbështet bashkëshortja dhe tre fëmijët. Ata mkanë përkrah me qenë këtu sot”.
Ai ka kujtuar edhe fjalët më të fuqishme që ia dha bashkëshortja e tij kur i tregoi se çfarë i ka ndodhur në luftë – se është dhunuar seksualisht.
“Ti s’ke pas faj. Gjithkujt ka mujt me i ndodh çka t’ka ndodh ty”.
