Gruevski shihet në një restorant japonez në Budapest

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, azilanti në arrati, Nikolla Gruevski është parë sërish në një vend publik në Budapest mbrëmjen e së mërkurës (30 tetor 2024), përcjell TV21. Gruevski i cili u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018, është fotografuar nga një gazetar i shërbimit hungarez të Radio Evropa e Lirë, në restorantin “Tokyo”, në qendër të Budapestit. Ai ishte ulur në një tavolinë pranë dritares, në shoqërinë e një zonje. Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa duhej të shkonte në burg më 8 nëntor 2018, por në vend të kësaj, ai vendosi që të ikë në Hungari disa ditë më vonë, në rrethana ende të paqarta.

PHOTO: RADIO EVROPA E LIRË