Me një atmosferë të mbushur me elegancë dhe energji pozitive, Zegin Pharmacy hapi dyert e dyqanit të saj më të ri, K-beauty Zegin, duke sjellë për herë të parë në zemër të Shkupit një përvojë të vërtetë koreane të kujdesit për lëkurën dhe bukurinë.
I vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, dyqani i ri përfaqëson një koncept modern dhe unik, ku teknologjia dermatologjike koreane takohet me standardin dhe cilësinë që Zegin ka ndërtuar ndër vite. Marka të njohura koreane, produkte me përbërës inovativë dhe qasje holistike ndaj bukurisë janë tashmë të disponueshme për të gjithë dashamirët e K-beauty në vend.
“K-beauty nuk është thjesht një trend, por një filozofi e të jetuarit bukur, me kujdes dhe dashuri ndaj vetes. Me këtë dyqan, duam t’u japim klientëve tanë akses në më të mirën që ofron bota e skincare-it koreano-jugor”, – u shpreh Hristina Mehanxhinska, njëra nga bashkëpronaret e Zegin.
“Kozmetikën koreane e sollëm me qëllim që të ndjekim trendet botërore, Zegin si farmacia e parë private në territorin e RMV, që nga egzistenca e saj, pra më shumë se 35 vjet i ndjek trendet botërore sa i përket barërave, shtesat në ushqime, pajisjet ndihmëse mjekësore dhe kozmetikën. Kozmetikën koreane e sollëm përsëri për të ndjekur pra trendet, sepse nga dita në ditë po bëhet gjithnjë më trend në tregun botëror. Po ky ishte qëllimi që kozmetikën koreane ta sjellim për grupmoshat nga më e vogla, pra ka produkte që janë apostafat për foshnja, e deri te personat më të moshuar”, tha Hristina Mehanxhiska – Pronare E Zegin.
Hapja solemne u ndoq nga figura të njohura publike, influencues të njohur të bukurisë, përfaqësues të mediave dhe partnerë të besuar të Zegin. Gjatë eventit, të pranishmit patën mundësinë të eksplorojnë produktet, të marrin këshilla profesionale nga ekspertë të K-beauty dhe të përjetojnë nga afër trendet më të fundit të bukurisë aziatike.
“Po në përditshmërinë time, e përdor shumë kozmetikën koreane dhe shpesh udhëtoj jashtë Maqedonisë dhe prej atje i blej. Tani jam shumë i lumtur që edhe t e ne u hap nga Zegini dyqani K-beauty, ku mund të gjejmë kozmetikën koreane, ndërkaq ne e dimë se kjo kozmetikë është numër një. Ju rekomandoj produktet koreane, këtu i keni kremërat e duhur, serumet, për ditën, të natës, gjithashtu keni maska të mira, që mund të i shprytëzoni për tretman të të gjithë fytyrës kështu që ky është vendi i duhur”, u shpreh Oktaj Sejdi – Make-Up Artist.
“Po deri tani kam përdorur disa produkte koreane, jam shumë e gëzuar që më në fund kemi një asortiment produktesh që e kam shumë afër shtëpisë dhe mundem që të kurojë veten dhe të jem e bukur si një koreane”, tha Viktoria Loba – Këngëtare.
K-beauty Zegin është një destinacion i ri për ata që kërkojnë produkte cilësore, efektive dhe me çmime të përballueshme – nga serumet me niacinamide, tek esencat me mucin kërmilli dhe maskat me efekt hidratues intensiv.
E frymëzuar nga rituale shekullore dhe e përsosur me inovacionet më bashkëkohore, kozmetika koreane po e ridefinon përvojën moderne të kujdesit për lëkurën – duke e kthyer çdo moment të përditshëm në një kënaqësi të veçantë.
Çdo produkt është përpunuar me saktësi, duke përfshirë ekstrakte botanike unike, përbërës aktivë të provuar klinikisht dhe tekstura ndijore të krijuara për të ushqyer lëkurën dhe për të zgjuar shkëlqimin e saj natyral.
Filozofia e kozmetikës koreane bazohet në besimin se bukuria është një ritual vetërespekti dhe respekti për ritmin natyror të lëkurës – që sjell rezultate transformuese.
Zegin vazhdon të sjellë risi dhe të mbetet lider në kujdesin shëndetësor dhe estetik në Maqedoni, ndërsa me këtë hap të ri, hap edhe një derë drejt Lindjes së Largët, aty ku bukuria niset nga shëndeti i lëkurës dhe balanca e brendshme.
