Heidi Klum shfaqet mahnitëse me të bijën në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Heidi Klum dhe vajza e saj, Leni, bënë një paraqitje mahnitëse në Festivalin të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Modelja gjermane dhe vajza e saj 21-vjeçare parakaluan në tapetin e kuq për premierën botërore të filmit “La Grazia” të regjisorit italian Paolo Sorrentino, duke zgjedhur fustane në të njëjtën linjë, por në nuanca të ndryshme.

Fustani ngjyrë kafe e lehte i Klum kishte një korse dhe një pëlhurë transparente, dhe ajo e shoqëroi me një çantë të vogël dore dhe bizhuteri argjendi. Sa i përket vajzës së saj, ajo mbante veshur një fustan të zi, i cili gjithashtu kishte një korse dhe një shpinë të hapur.

The post Heidi Klum shfaqet mahnitëse me të bijën në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia appeared first on Alsat.