Përfaqësues i Frontit Europian, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VLEN Bekim Qoku i cili ditë më parë tha se legjitimiteti mund të burojë edhe nga fituesi i zgjedhjeve që në rastin konkret nënkuptohet nga VMRO-DPMNE.

Hoxha në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar:

Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar, ata që besojnë se legjitimiteti vjen nga partitë fituese maqedonase edhe veprimet e tyre i kanë duke i’u përgjigjur vetëm punëdhënësit të tyre, pra në rastin konkret VLEN i përgjigjet vetëm VMRO-DPMNE-së.
Ne të tjerët që besojmë se legjitimiteti buron nga populli do vazhdojmë që përgjegjësi të japim vetëm para popullit tonë.
Normalisht që ka dallim të jesh i përzgjedhur i popullit tënd dhe të jesh i përzgjedhur i fituesit në zgjedhje të popullit tjetër.

Këtij reagimi Hoxha i ka bashkangjitur edhe një foto duke pyetur se “Kush peshon më shumë, legjitimiteti i popullit apo i VMRO-DPMNE” duke ilustruar në një peshore.

Më poshtë e keni reagimin origjinal të kreut të PDE Arjanit Hoxha: