Vjosa Osmani ka deklaruar se bashkëpunimi me Lidhja Demokratike e Kosovës nuk përfundon me proceset zgjedhore, por do të vazhdojë edhe në afat më të gjatë, duke theksuar rëndësinë e konsensusit dhe stabilitetit politik.

Ajo tha se është e angazhuar në këtë garë për të ndihmuar ngritjen e LDK-së dhe për të kontribuar në forcimin e institucioneve.

“Jo, unë jam në këtë garë për t’u rizgjedhur presidente. Jam e interesuar t’i ndihmoj LDK-së të ngritet. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe pas 7 qershorit”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se mbështetja nga qytetarët dhe pritja në terren janë për të një motiv i madh për të vazhduar angazhimin politik.

“Jam e befasuar për mirë. Ka qenë një prej pritjeve më të mira politike që kam pasur në 27 vite. Jam plot shpresë dhe motiv, dhe do të jem bashkë me ta”, tha ajo.

Tutje ajo tha se LDK synon të dalë forcë e parë në zgjedhje, duke theksuar se qytetarët duhet t’i japin besimin për ndryshim dhe forcim institucional.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë më e fortë se kurrë. Po punojmë që të dalim të parët. Shpresojmë që qytetarët të na japin besimin. Fjalët nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve, na duhen institucione”, u shpreh Osmani.