“Kemi vetëm një mekanizëm në dorë për ta bllokuar, badenterin”, kështu tha në Click Plus Ziadin Sela kur u pyet në lidhje me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ndërkohë që u bëri thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që mos ta votojnë këtë ligj, shkruan TV21.

Sela tha se ka një propozim që do ta ofrojë e që është i hapur për të diskutuar me të gjithë që mendojnë ndryshe, pro siç tha, duhet të jetë ligj që ndërton mekanizma pa pasur nevojën e garancave të politikanëve.