Nga Prokuroria thonë se nga përleshja me armë në Çair të Shkupit, në parkingun te Viva Fresh në Fushë Tophanë, ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur, përcjell TV21. Nga hetuesia thonë se nga vendi i ngjarjes janë siguruar prova dhe se të njëjtat do t’i nënshtrohen ekspertizës.
“Sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja që dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë siguruar edhe pamjet e video survejimit dhe janë duke u analizuar. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi ndaj trupit të të ndjerit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motivit”