Sipas informacioneve fillestare, personi që është qëlluar me armë zjarri në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ka inicialet V.E. Ai dyshohet se ka qenë me familjarët për të kryer detyrat private aty pranë, shkruan “360 Gradë”.

Në pritje të raportit zyrtar të policisë, dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit qëlluan viktimën, i morën sende nga makina, përfshirë një laptop dhe më pas u larguan.

Sipas informacioneve të “360 gradëve”, me siguri bëhet fjalë për tre sulmues. Dy prej tyre tashmë janë arrestuar.

Si motiv po përmendet një formë zhvatjeje, megjithëse hetimet janë ende në një fazë të hershme.