Më poshtë ju sjellim njoftimin zyrtar të MBP për vrasjen që ndodhi sot te Q.T “ Mqvrovasja”:
SPB Shkup sot (20.08.2024) ka raportuar për një krim për vrasje në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje dhe masat e masave taktike, mbyllja e një pjese të zonës së qytetit, kontrollimi i disa banesave dhe kontrolli i disa automjeteve, ku përfshihen forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Konkretisht, në zonën e Komunës së Çairit, është vërejtur një automjet pasagjerësh, i cili ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga vetura kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Me marrjen e masave të mëtejshme, një person tjetër është privuar nga liria, ndërsa për policinë bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit të tretë i cili është në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij, njofton MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në periudhën në vijim do të ketë prani të shtuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit për zbardhjen e plotë të rastit.