Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik, një shtetasi të huaj dhe një shtetasi të Maqedonisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”.
“NJPB Negotinë ka paraqitur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Shkupi, V.M. nga Austria, person përgjegjës në subjektin juridik, si dhe R.M. (52) nga Gjevgjelia, udhëheqës i filialit të subjektit juridik në Kavadar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje” sipas nenit 244 të Kodit Penal.
Më 13.05.2026, nëpunësit policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Negotinë, dhe më pas edhe një inspektor ndërtimor nga Komuna e Negotinës, konstatuan se të denoncuarit kishin kryer hapjen e një kanali prej rreth 600 metrash dhe kishin vendosur kabllo për energji elektrike në një pjesë të segmentit nga fshati Pepelishtë në drejtim të fshatit Vojshanc, në rrethinë të Negotinës, ndërsa punimet ndërtimore i kishin nisur para përmbushjes së kushteve ligjore, respektivisht para se të paguhej llogaria e përgatitur e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore në shumën prej 1.502.981 denarësh dhe para marrjes së lejes së ndërtimit, për çka investitori kishte paraqitur paraprakisht kërkesë në Komunën e Negotinës”, njoftoi MPB.
Me këtë veprim, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Negotinës në shumën e lartpërmendur./Alsat.mk.
The post Kallëzim penal për ndërtim pa leje në Negotinë appeared first on Alsat.
