Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika me RTSH 24, ka komentuar zhvillimet në Konventën Kombëtare Demokrate, si dhe tërheqjen e presidentit Xho Bajden (Joe Biden) nga gara pak kohë para zgjedhjeve.
Çipa u shpreh se tërheqje e Bajden dhe zgjedhja e Harris, vjen me një energjizim në nivele historike. Ai analizon se nga qytetarët amerikanë, zgjedhja e Harris shihet më shumë si një lëvizje se sa thjesht si kandidaturë e zakonshme.
‘Çdo zgjedhje është historike, sidomos në SHBA për impaktin që kanë si forca kryesore në Perëndim.
Sa i përket zgjedhjeve, tërheqja e Bajden e bëri të veçantë, kishte risi të madhe., Tërheqja erdhi shumë pak zgjedhjeve të nëntorit, duke I dhënë mundësi demokratëve të shpalosin mirëfilli një fushatë të plotë për znj.Harris.
Për Harris ka qe një sprit kjo fushatë.
Vijnë me energjizim në nivele historike, duke çuar një pjesë të madhe të komentuesve amerikanë, ta shohin si një lëvizje më shumë se sa një kandidaturë e zakonshme amerikane”, u shpreh ai.
Çipa theksoi se mosha e Bajden dhe performanca e tij në debate, ndikoi pashmangshmërisht në numrat e sondazheve, duke sjellë për pasojë tërheqjen nga gara presidenciale të tij.
“Kishte një moment ku sondazhet ishin mjaft negative për Bajden. Problemi me moshën e tij, domosdoshmërisht rikandidimi i tij për 4 vite ka qenë problemi kryesor i Bajden, ka qenë i tillë që në 2020.
Do ishte më e theksuar në këto zgjedhje. Performanca e tij në debat ishte një pikë ku u kërkua një hap pas që t’i jepej partisë një shans.
Figura e presidentit, e atij që është në krye të biletës së partisë ndikon në mënyrë të pashmangshme. Debati presidencial e disavantazhoi Bajden.
Ky i fundit vinte me një lloj bagazhi të rëndësishëm për shkak të historisë së tij, por dhe me suksese legjislative, si administratë e cila bëri mjaft nga pikëpamja e brendshme për rimëkëmbjen ekonomike.
Sondazhet tregonin skepticizëm dhe tregonin se mosha e tij ndikonte më shumë se lista e sukseseve që propagandonte Bajden”, nënvizoi Çipa.