Modeli me bashkëkryetar që zgjodhi VLEN në udhëheqjen e partisë, Bilall Kasami në Click tha se me këtë model pamundësohet uzurpimi i pozitës së kryetarit, që siç shtoi “nuk mund të ndodhin as gjëra që u ndodhin partive të tjera politike”, shkruan TV21. Kasami tha se, në rastet kur anëtarët e tjerë të presidencës janë të një qëndrimi, asnjëri nga kryetarët nuk mund të bllokojë partinë.
