“Ka mesazhe se do të ishte i gatshëm që me kushte të caktuara të jetë pjesë e Qeverisë”, kështu tha për Ziadin Selën kryetari i VLEN, Bilall Kasami duke shtuar se vlerësojnë interesimin e tij për t’iu bashkuar shumicës, shkruan TV21. Por Kasami tha se Qeveria i ka numrat e mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme që të ketë parti të tjera, por nuk përjashtoi mundësinë që në momente të caktuara të ketë bisedime me Selën.
