Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 33 zjarre, nga të cilat katër janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 25 janë shuar, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarre aktive ka në Komunat e Studeniçanit dhe Zelenikovës – pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber me degëzim drejt fshatrave Paligrad dhe Vrazhale në Komunën e Zelenikovës, në Komunën e Makedonski Brod – pranë vendbanimit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol dhe Lokvicë, në Komunën e Kërçovës – pranë fshatrave Tajmishte dhe vendbanimit Darda, dhe në Komunën e Gostivarit – pranë fshatit Gorna Gjonovica.
Zjarret në fshatin Ilinden, pranë fshatit Bigla të Delçevës, pranë fshatit Tudencë në Komunën e Jegunovcës dhe në Komunën e Vrapçishtit – pranë fshatrave Lomnicë dhe Gjergjevishtë janë nën kontroll.
The post Katër zjarre janë aktive këtë mëngjes, mbi 30 kanë qenë në zjarre të hapura gjatë ditës së kaluar appeared first on Alsat.
