Kina krijon një mënyrë të re për rimarrjen e raketave

Të premten, Kina lëshoi dhe rimori me sukses fazën e parë të raketës “Marshimi i Madh-10B”, duke përdorur një sistem të kapjes me rrjetë në det, një teknologji e parë globale e ripërdorshme për rimarrjen e raketave.

Raketa u lëshua në orën 12:15 të mesditës nga vendi i lëshimit të mjeteve hapësinore komerciale në Hainan. Rreth gjashtë minuta pas ndarjes së fazës së parë, raketa zbriti vertikalisht dhe u kap me sukses nga një rrjetë në platformën e rimarrjes “Navigator”.

“Marshimi i Madh-10B” është një raketë me lëndë djegëse të lëngshme me dy faza dhe me një diametër prej 5 metrash. Faza e saj e parë është e pajtueshme me raketën me astronautë “Marshimi i Madh-10A”. Raketa ofron një shtytje nisjeje prej rreth 890 tonësh, një peshë lëshimi prej rreth 760 tonësh dhe një kapacitet ngarkese të ripërdorshme prej 16 tonësh në orbitën e ulët të Tokës.

 “Navigator” është anija e parë kineze për rimarrjen e raketave, dhe është 144 metra e gjatë dhe 50 metra e gjerë, me një tonazh që arrin në 25 000 tonë. Ajo është e pajisur me një sistem dinamik të pozicionimit, i cili mund ta mbajë stacionin në valë.