Kina paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën një tarifë shtesë prej 10% për produktet përkatëse kineze, njoftoi të martën një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë.

Zëdhënësi u shpreh para mediave që ky vendim është për të siguruar të drejtat dhe interesat e ligjshme të Kinës
Zëdhënësi tha se lëvizja e SHBA-së dëmton rëndë sistemin tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla, gërryen themelet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA dhe prish stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.

Shtetet e Bashkuara, në mënyrë të përsëritur, kanë vendosur unilaterizmin mbi multilateralizmin, duke marrë një dënim të fortë nga shumica e anëtarëve të OBT-së. “Kina kundërshton me forcë veprimet amerikane dhe i kërkon asaj që të korrigjojë menjëherë gabimet e saj,” tha zëdhënësi.

Si një mbështetëse e vendosur dhe kontribuese e rëndësishme në sistemin tregtar shumëpalësh, Kina është e gatshme të punojë me anëtarët e tjerë të OBT-së, për të trajtuar sfidat e unilateralizmit dhe proteksionizmit tregtar ndaj sistemit tregtar shumëpalësh, si edhe për të ruajtur zhvillimin e rregullt dhe të qëndrueshëm të tregtisë ndërkombëtare, shtoi zëdhënësi.
