Më 30 korrik, Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë me ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët po kërkon arrestim.

Siç raporton Indeksonline, në mesin e tyre është edhe koloneli i Policisë së Kosovës Lumni Graishta, i cili është drejtor rajonal i Policisë në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.

Ndryshe, në mediat maqedonase janë publikuar listat e ish-ushtarëve të UÇK-së që po i kërkon Serbia.