Nancy VanHorn do të jetë ambsadoraja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kështu ka njoftuar në një postim në Facebook, faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri!

Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!”, thuhet në njoftim.