Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se VLEN po e realizon edhe një premtim ka platforma parazgjedhore. Kasami thekson se Kodi i ri Zgjedhor përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike. Me këtë siç shkruan Kasami i mundësohet çdo mërgimtari pjesëmarrje në zgjedhjet e vendit.

Statusi i plotë i Bilall Kasamit.

“Po jetësojmë një tjetër premtim parazgjedhor nga Platforma e VLEN-it. Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë.

Kodi i ri Zgjedhor, i cili sot futet në Kuvend, përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike, duke ia mundësuar secilit mërgimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e vendit.

Mërgata jonë ka qenë gjithmonë pjesë e procese dhe shtyllë e zhvillimit dhe mirëqenies tonë. Tani e tutje do të jetë edhe pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes”, ka shkruar Bilall Kasami.