Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në Click Plus foli edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Mexhiti tha se ligj perfekt nuk ka, por siç shtoi ky ligj është shumë herë më i mirë se balancuesi si mekanizëm. Në Ligj parashihen sanksione nëse funksionarët nuk e respektojnë. Tutje Mexhiti theksoi se BDI për 24 vite nuk e ka bërë një ligj të tillë, ndërsa VLEN-i për 24 muaj e bëri.
Mes tjerash Mexhiti foli edhe për provimin e jurisprudencës, i cili tha se jo vetëm jurisprudenca por edhe provimet tjera profesionale do të jenë në gjuhën shqipe.
