Konsumi i vezëve në Zvicër arriti shifër rekord vitin e kaluar, përcjell TV21. Sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale për Bujqësi, gjatë vitit 2024, në Zvicër janë konsumuar rreth 1.8 miliardë vezë.
Sipas autoriteteve, kjo paraqet rritje prej 5.7% krahasuar me një vit më parë.
-Kjo është shifër edhe më e lartë se periudha e pikut të kërkesës në pandeminë e koronavirusit, tha të martën Zyra e Bujqësisë.
Rritja është nxitur si nga rritja e popullsisë po ashtu edhe nga rritja e konsumit për kokë banori. Mesatarisht, çdo person në Zvicër ka ngrënë gati 198 vezë vitin e kaluar.
Pavarësisht sfidave të vazhdueshme në furnizim, autoritetet thonë se duhet të ketë mjaftueshëm vezë për Pashkë – megjithëse blerësit do të mund të vërejnë përzgjedhje më të kufizuar.