Deklaratat se ne kemi karburantet më të lira në rajon janë një narrativë politike, por realiteti është se jemi të parafundit në rajon sa i përket numrit të litrave të naftës që qytetarët e Maqedonisë mund të blejnë me pagën minimale. Këtë e deklaroi në emisionin Biznis 21 Dejan Dimovski, ekspert energjetik dhe përfaqësues i shoqatës “Inxhinierët e Maqedonisë”. Kjo u tregua nga analiza që e realizuan në ditët e fundit të marsit.
“Një person që ka pagën minimale në Maqedoni, sa litra naftë mund të blejë nëse e shpenzon tërë pagën e tij minimale. Dhe nga tetë shtete të rajonit që i analizuam, Maqedonia renditet e shtata, e vetmja që qëndron më mirë në krahasim me ato dy parametra është Shqipëria. Është më keq edhe nga Kosova, edhe nga Serbia, edhe nga Mali i Zi, edhe nga Bosnja dhe Hercegovina, edhe nga Kroacia, edhe nga Bullgaria, edhe nga Greqia”, theksoi Dejan Dimovski – përfaqësues i shoqatës “Inxhinierët e Maqedonisë”
Dimovski nuk është optimist se kriza për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme do të zgjidhet shpejt. Thotë se pasojat globale do të jenë largëkërkuese. Vlerëson se masat tek ne nuk janë të mjaftueshme dhe duhet të orientohen më shumë drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve.
Se duhen masa të synuara, e jo masa për të gjithë qytetarët, mendon edhe Viktor Mitevski nga Shoqata Maqedonase për hetim dhe analiza (SHMHA). Sipas tij, ende nuk ka masa për ushqimin, sepse vendi ynë ka normë inflacioni më të lartë se vendet e BE-së, jo vetëm tani për shkak të krizës, por edhe prej vitesh.
“Prandaj edhe më herët kur fola për inflacionin e përmenda inflacionin bazë. Pra Banka Popullore thotë se jo vetëm energjia dhe ushqimi janë ato që e diktojnë inflacionin në sistemin tonë. Kemi faktorë të fshehur që tregojnë çfarë, respektivisht kanë ndikim të madh në inflacion. Çka do të thotë kjo? Një nga gjërat kyçe, dhe këtë e themi tashmë si fjalë të zbrazët edhe ekonomistët edhe sektori i biznesit — praktika tregtare të padrejta. E pra, njerëz, miratuat ligje, nuk i zbatojmë”, potencoi Viktor Mitevski nga Shoqata e Maqedonisë për hetim dhe analiza.
Përveç masave të synuara, nevojiten edhe kontrolle më të mëdha dhe racionalizim në shpenzimin e energjisë, mendon Sllave Ivanovski, i cili është kryetari i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Thotë se nevojitet edhe transparencë më e madhe nga institucionet, me qëllim të parandalimit të reagimeve spekulative në treg. Thotë se kriza është shumë e madhe, por është optimist se një marrëveshje për armëpushim është e mundshme.
SLLAVE IVANOVSKI, KRYETARI I PARË I KRE 2,26–2,50
Bota nuk mund të lejojë që për shkak të deklaratave paranoike të gjendej në një krizë të re ekonomike me pasoja të paparashikueshme. Faktikisht ne u kthyem në pritje të asaj çfarë do të „tuitojë” Zoti Trump çdo mbrëmje dhe nëse do të jetë ai tuitin e dyzetë apo i shtatëdhjetë. Ajo pasiguri vret. Por kriza është e madhe.
Thotë se 26 miliardë dollarë janë shpenzuar deri tani për kapricin e dikujt, dhe ajo që mund të jetë pasojë e krizës mund të jetë shpërbërja e OPEK-ut. Largimi i Emirateve te bashkuara arabe nga OPEK tregon se ose do të duhet të ristrukturohet, ose do të shpërbëhet — thotë Ivanovski. Vlerëson se fituesi më i madh nga konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë Kina, afatgjatë edhe Europa, ndërsa Amerika nuk ka çfarë të humbasë, sepse sipas pretendimeve të saj nuk është e varur nga Ngushtica e Hormuzit.
