Një gjë është e sigurt në Vetëvendosje – të gjithë deputetët e kaluar të kësaj partie do të jenë sërish në listën zgjedhore.
Ani se nuk përmendi konkretisht ndonjë prurje të re, ish shefja e grupit parlamentar të VV-së tha se të tillë do të ketë, ndërsa bëri me dije se do t’i kushtohet kujdes përfaqësimit gjinor, social dhe komunitar.
“Performanca e deputetëve aktualë vlerësohet siç e thashë. Kemi bërë një punë të mirë për një kohë kaq të shkurtër. Pjesa dërrmuese e deputetëve do të jenë të njëjtit, ndërkohë patjetër se do të ketë edhe emra të rinj. Do të jetë një listë përfaqësuese pasi e dini në secilën palë zgjedhje, Lëvizja i ka kushtuar kujdes përfaqësimit gjinor, kategorive të caktuara, grupeve të ndryshme sociale dhe përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme. Besoj se do të vazhdohet njëjtë edhe këto zgjedhje”, thekson ajo.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, diskutimet për listën zgjedhore po shoqërohen me qëndrimin për të garuar vetëm me identitetin e qartë të kësaj partie, ani se në të mund të vijnë e të shkrihen edhe të tjerë. Anëtari i Kryesisë, Armend Zemaj, deklaron për KosovaPress se synimi është që LDK të hyjë në zgjedhje me logon e saj, ndërsa të tjerët që pritet të bashkohen më këtë subjekt, të bëhen pjesë e këtij projekti politik.
Ajo ka theksuar se, krahas emrave ekzistues, do të ketë edhe kandidatë të rinj, ndërsa Aleanca, sipas saj, tashmë është në një proces të brendshëm zgjedhor që po shërben si fazë mobilizimi para nisjes së fushatës.
“Do të ketë përfaqësues prej çdo zone dhe treve. Do të jenë 110 kandidatë ashtu siç parashihen me rregullore dhe do të garojmë fuqishëm në këto zgjedhje… Besoj se do të ketë edhe emra të rinj. Meqenëse afatet ligjore dhe kohore po afrohen, data 12 maj është data kur duhet të dorëzohen listat zgjedhore, ne kemi filluar paraprakisht përgatitjet. Ju e dini se jemi në proces zgjedhor të brendshëm dhe kështu e kemi një parafushatë dhe jemi të mobilizuar në këtë proces”, deklaron Kadrijaj.
KosovaPress të mërkurën ka komunikuar edhe me zyrtarë të PDK-së, mirëpo të njëjtit kanë hezituar të flasin për listën e tyre zgjedhore. Sipas tyre, strategjia e fushatës dhe emrat e kandidatëve për deputetë do të diskutohen në mbledhjen e sotme të kryesisë, e cila nis në orën 15:00.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor si pasojë e dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri deri më 28 prill, që ishte afati i fundit kushtetues për ta bërë këtë gjë. Votimet e së dielës së parë te qershorit janë të tretat në nivel nacional, prej shkurtit 2025. /Kosovapress.
The post Kush bie e kush futet në listat zgjedhore të partive, për 7 qershor appeared first on Alsat.
