Nga LSDM kanë reaguar pas faljeve të fundit që ka bërë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Bogdanka Kuzeska nga LSDM tha se për një pjesë të të falurve ka indice që janë të përfshirë në incidentin e armatosur para komunës së Çairit, ku mbeti i plagosur një person.

“Më shokuese është falja e anëtarëve të narko-klanit kriminel Baron, si dhe familjarëve të të njohurit Shenki. Për një pjesë të të falurve ka indice që janë të përfshira edhe në vepra të tjera penale, siç ishte gjuajtja në Çair. Janë falur edh eish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski, që ishte në burg pas aktgjykimit për rastin “Transportuesi” dhe Marijan Efremov, i dyshuar i parë në aferën “Spiuni”. Në kushte kur në rrugë ka shtim të larjeve të hesapeve mes kriminelëve, këto falje edhe më tepër do të inkurajojnë kriminelët, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë cenohet siguria e qytetarëve. Me këto vendime skandaloze Siljanovska-Davkova doli në mbrojtje të kriminelëve dhe narko-klaneve. Kjo është shkelje e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ky është sulm i fortë ndaj sigurisë së qytetarëve dhe punës së policisë dhe institucioneve kompetente. Krejt kjo po ndodh në kohë kur cenohet sistemi i sigurisë dhe partizimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare”, shtoi Kuzeska./tv21.tv