Një i mitur ka përfunduar në Kompleksin e Klinikave pas plagëve që ka marrë nga therja me thikë nga disa të mitur të tjerë.

Në deklaratën e SPB Shkup të dhënë për TV21, thuhet se rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës, por nuk bëhet i ditur emri i shkollës.

“Sot (17.09.2024) është denoncuar se në afërsi të shkollës në Shkup, një i mitur nga Shkupi është sulmuar me thikë nga disa persona, me shumë gjasa të mitur. Personi është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në përgjigje.

Jozyrtarisht mësohet se rasti ka ndodhur në afërsi të Gjimnazit të Qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku”.

Kujtojmë se kohë më parë, dy nxënës të po kësaj shkolle, ndërruan jetë në rrethana aspak të zakonta.