Të paktën 11 persona u vranë dhe afro 4,000 u plagosën sot në shpërthimet e paisjeve elektronike të përdorua për komunikim në të gjithë Libanin.
Shpërthimet erdhën në mes të dhunës së shtuar midis Izraelit dhe Hezbollahut, të cilët kanë qenë në luftë përtej kufirit që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, në përshkallëzimin më të keq në vite. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj kërkesave të Reuters për koment.
Hezbollahu fajësoi Izraelin
Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary tha se qeveria dënoi shpërthimin e paisjeve elektronike si “agresion izraelit”. Hezbollah gjithashtu akuzoi Izraelin për shpërthimin dhe tha se ai duhet “të dënohet me të drejtë”.
Një zyrtar i Hezbollahut tha në kushte anonimiteti se shpërthimi i paisjeve ishte “shkelja më e madhe e sigurisë” që grupi është përballur në konfliktin me Izraelin.
Izraeli dhe Hezbollahu pro-iranian kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, duke shënuar përshkallëzimin më të madh në vite.