Screenshot

Me sloganin dhe frymën e bashkimit të forcave të djathta, kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të mbajnë nesër një tubim masiv me mbështetësit e tyre.

Ngjarja, e pagëzuar si “Tubimi i Bashkimit”, do të mbahet këtë të dielë, më datë 10 maj, duke filluar nga ora 18:00 në sallën AMC Hall.

Një rrugëtim i ri politik

Ky tubim vjen si një moment kulmues pas konsolidimit të rradhëve brenda spektrit të djathtë, duke synuar të shfaqë fuqinë dhe unitetin përballë sfidave të ardhshme elektorale. Organizatorët e kanë cilësuar këtë si nisjen e një “rrugëtimi të madh për vendin”.

“U bëmë bashkë! Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin tonë,” thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve.

Detajet e ngjarjes:
Data: E dielë (nesër)
• Ora: 18:00
• Vendi: AMC Hall
• Protagonistët: Vjosa Osmani & Lumir Abdixhiku

Në këtë takim pritet që të shpalosen pikat kryesore të programit të përbashkët dhe vizioni për qeverisjen e ardhshme, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë e lartë nga të gjitha anët e Kosovës.