Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka njoftuar se janë ndarë 227 milionë denarë për ujësjellës, kanalizim dhe menaxhim të ujërave për 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, njofton TV21.
“Për 33 komuna, 43 projekte të reja në infrastrukturë ujore.
Investime mbi 227 milionë denarë për ujësjellës, kanalizim dhe menaxhim të ujërave.
Po sigurojmë ujë të pastër në Kërçovë, Ohër, Strugë, Sveti Nikollë, Bogovinë dhe shumë komuna të tjera.
Në Studeniçan, Tetovë, Haraçinë e Çair po ndërtohen rrjete të reja kanalizimi.
Në Karbincë, Radovish, Dollnen e Gradsko po rregullohen shtretërit e lumenjve dhe sistemet e kullimit.
Po investojmë aty ku ka nevojë. Po bëjmë zgjidhje afatgjatë, për komunat tona, për qytetarët tanë.
Për kushte më të mira jetese dhe mbrojtje të mjedisit”, tha Mexhiti.
