Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës – VLEN, Izet Mexhiti nga tubimi partiak në Butel të Shkupit ka dërguar thirrje publike deri te të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Siç tha Mexhiti, “LD-ja është fryma e vërtetë e BDI-së” dhe se të rinjtë duhet të bëhen “pjesë e kësaj partie, VLEN-it, sepse ky formacion do ta udhëheqë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

“Fryma e BDI-së së vërtetë është në kuadër të Lëvizjes Demokratike, andaj anëtari i thjeshtë, anëtari i devotshëm, ata të ri dhe të reja të cilët kanë bërë karrierë politike, administrative, nuk u është dhënë mundësia, prandaj po vijnë çdo ditë dhe unë po i ftoj çdo ditë – le të vijnë dhe le të bëhen pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it sepse ky është formacioni politik që do të udhëheqë me politikën shqiptare tash e tutje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti./TV21