Koalicioni VLEN paralajmëron një model të ri funksionimi, duke u distancuar nga mitizimi i liderëve politikë. Izet Mexhiti deklaroi se suksesi i koalicionit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale dëshmon se udhëheqja kolektive është çelësi i stabilitetit. Sipas tij, modeli që po ndjek VLEN është i ngjashëm me sistemet evropiane, ku fuqia nuk përqendrohet te individi, por te ekipi drejtues.

“Nëse kemi arritur të funksionojmë suksesshëm duke fituar në zgjedhjet parlamentare, duke fituar në mënyrë absolute në zgjedhjet lokale, madje në zgjedhjet lokale kemi dal edhe jashtë VLEN-it, jashtë atyre pesë subjekteve, pesë kryetarëve…VLEN-i po sjell një frymë të re demokratike në këtë nën qiell duke mos u bazuar te individi sepse shqiptarët shtrenjtë I kanë paguar në të kaluarën duke imitizu  figurat, edhe më herët edhe në kohën më të vonshme. Te VLEN-I, fuqia është te ekipi, fuqia është te e gjithë udhëheqësia e VLEN-it dhe jo e përqëndruar te një ekip, te një individ. Nuk është model që e kemi shpik, është model që me sukses funksionon në Gjermani, në shtetet europiane..” – Izet Mexhiti, VLEN. /

Alsat.mk

The post Mexhiti: VLEN po ndërton model evropian, vendimmarrja nuk do të varet nga një lider i vetëm appeared first on Alsat.