Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi pasdite në Facebook se së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, dhe zëvendësministren për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, janë takuar me maqedonasit që jetojnë në Serbi.

“Takimi u zhvillua në një frymë dialogu konstruktiv dhe vizioni të përbashkët për të ardhmen. Në fokus u përcoll një mesazh i fortë për bashkim dhe solidaritet të maqedonasve në Serbi. U theksua rëndësia e komunikimit të koordinuar dhe të vazhdueshëm, ku Këshilli Kombëtar i Maqedonasve do të ketë rol si kanal kryesor dhe i sinkronizuar për lidhje dhe përfaqësim të interesave të komunitetit”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se vetëm përmes unitetit, mbështetjes së ndërsjellë dhe koordinimit institucional mund të sigurohet një zë më i fortë dhe një e ardhme më e mirë për maqedonasit në Serbi.

“Takimi vjen në prag të shënimit të 80-vjetorit të vendosjes së maqedonasve në Vojvodinë”, shtohet në njoftim.