Lideri i kampionatit italian, Interi, do ta blejë kartonin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Manuel Akanji, i cili këtë sezon po luan si i huazuar, ka raportuar sot gazetari Fabrizio Romano.

Klauzola e blerjes për 30-vjeçarin Akanji do të jetë 15 milionë euro.

Akanji erdhi te Interi vitin e kaluar. Që nga ajo kohë, ai ka zhvilluar 42 paraqitje për klubin italian, duke shënuar dy gola.

Interi kryeson tabelën në Serie A me nëntë pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe me një ndeshje më pak, katër javë para fundit të sezonit.