Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar pas humbjes së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, përcjell TV21.Mickoski akuzoi kundërshtarët për përdorim të kartës nacionaliste dhe për përfshirjen e kandidatëve që, sipas tij, synonin të tërhiqnin votat. Ai falënderoi qytetarët dhe premtoi se Qeveria do të mbështesë të gjithë banorët e Bërvenicës, pavarësisht se për kë kanë votuar.

“Të vetëm kundër të gjithëve. Ne me program zgjedhor dhe koncept, ata me mbështetjen e demografisë, kartën nacionaliste dhe nga ndonjë kalë trojan për të tërhequr votat. Megjithatë, rritja e votave nga raundi i parë është e qartë dhe e pastër, nga 3.000 në 4.200, ndërsa krahasuar me zgjedhjet parlamentare kemi rritje prej 1.300 votash, por fatkeqësisht jo të mjaftueshme për një fitore të plotë. Faleminderit të gjithë banorëve të Bërvenicës që votuan për ne, por edhe atyre që nuk votuan. Të gjithë banorët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë. Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është mënyrë e të punuarit”, shkroi Mickoski.