Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Mickoskit, në takim është diskutuar për rëndësinë e partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja vendet.