Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar pas aktgjykimit dënues që Gjykata Speciale dhe ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Serwer në një opinion të publikuar në faqen e tij “Peacefare.net” ka thënë se amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar që kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare të cilën e mbështetën dhe e kanë reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike.
Serwer ka thënë se nuk është vetëm aktgjykimi i padrejtë, por edhe gjithë gjykata.
“Pyetja më e menjëhershme është se çfarë ndodh në Kosovë. Shumë shqiptarë atje do ta konsiderojnë rezultatin të padrejtë. Ata do të protestojnë me zemërim, por shpresoj në mënyrë paqësore. Dhuna nuk do të sjellë asgjë. Aktgjykimet do t’i kënaqin, por nuk do t’i bindin plotësisht, shumë serbë. Disa mund të festojnë. Edhe atje dhuna nuk do të sjellë asgjë. Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar. Ata e kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare që e mbështetën dhe e kanë reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike. Por ata kanë vazhduar përpara dhe nuk do t’i kushtojnë shumë vëmendje kësaj. Ky është edhe një mësim se pse nuk duhet të jesh tepër miqësor me Ëashingtonin dhe Brukselin. Nuk është vetëm aktgjykimi ai që është i padrejtë. Është edhe gjykata”, ka shkruar Serwer.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim e Rexhep Selimi me 13 vjet.
