Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të shiut, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në shumë vende pritet mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 20 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje intensive, bubullima dhe erë e përforcuar veriore. Temperatura maksimale në kryeqytet do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit me 7 gradë, ndërsa më e larta në Gjevgjeli me 18 gradë Celsius. Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti reshje janë regjistruar në Kodrën e Diellit me 4 litra për metër katror.
