Aktori i famshëm turk, Aras Bulut İynemli ka humbur babanë e tij, përcjell TV21. Babai i tij, Cengiz İynemli është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme, ndërsa ishte në moshën 76-vjeçare. Mediat turke raportojnë se në dy vitet e fundit, ai po trajtohej nga kanceri. Shumë kolegë të tjerë të aktorit 34-vjeçar ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.






