Ka ndërruar jetë futbollisti 13-vjeçar, Agan Asani, nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook.

Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova, ku njihej si një talent i ri premtues dhe ishte shumë i dashur nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.

Në mesazhin e tij prekës, Zeqiri ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e futbollistit të ri, duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Asani dhe të gjithë të afërmve të tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova”, ka shkruar Zeqriri.