Një i dënuar 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Institucionin Ndëshkues-Korrektues “Idrizovë” në Shkup.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar më 6 shtator, rreth orës 05:00, në SPB Shkup nga përfaqësues të institucionit penitenciar. Viktima është identifikuar si D.M. (60), nga rajoni i Negotinës.

Një mjek i Ndihmës së Shpejtë e ka konstatuar vdekjen, ndërsa gjatë kontrollit fillestar nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip hetimor i SPB Shkup.