Në Kroaci thirrje për bojkotim të furrave, për shkak të çmimeve të larta

Platforma “Alo inspektor” në Kroaci, e cila me vite organizon bojkot të dyqaneve, tani bën thirrje në bojkot të ri. Pasi që të martën publikuan se i kanë kontaktuar nxënësit e shkollave të mesme, të cilët janë të revoltuar nga produktet e shtrenjta në furra.

“Ta mbështesim nismën e nxënësve të shkollave të mesme! Ta bojkotojmë blerjen në furra dhe dyqane: bukë, byrek, pasta, donats dhe produkte të tjera furre. Le ta ndërpresim blerjen për një ditë. Ai bojkot është rezultat i paralajmërimeve tuaja të përhershme dyvjeçare për shtrenjtimin enorm të bukës, byrekut, pastave, donatsave… Si dhe pesha e zvogëluar, cilësia, mosdhënia e faturave, etj. Bojkoti është rezultat edhe i pakënaqësisë së konsumatorëve për shkak të mosveprimit të organeve shtetërore, të cilat heshin dhe shikojnë si konsumatorët “zgjidhin” në furrat dhe dyqanet pas uljes së TVSH-së për bukë, vezë, vaji dhe produkte tjera. Prindërit, gjyshërit, familjarë, miq – ta mbështesim rininë tonë. Nuk blejmë të premten, 14 shkurt viti 2025″, shkruan ata.