Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit është duke i analizuar komentet e Tyson Furyt për diagnozën e skizofrenisë, por ka besimin se meçi britanik në peshën e rëndë me Anthony Joshuan, do të organizohet.
Fury dhe Joshua do të përballen me njëri-tjetrin në stadiumin “Principality” të Cardiffit më 11 dhjetor.
Në dokumentarin në Netflix, Fury ka thënë se ka dëgjuar zëra që e kërcënonin atë dhe familjen e tij, brenda pak muajsh pasi e mposhti Ëladimir Klitschkon, për t’u bërë kampion bote në vitin 2015.
Nën rregullat e Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit thuhet se skizofrenia mund t’u kushtojë boksierëve me heqje të licencës.
Në janar të vitit 2016, tregon Fury, është dërguar në spital pasi ka dyshuar për sulm në zemër.
Por, mjekët më vonë kanë thënë se ai ka vuajtur nga ankthi. Më pas është diagnostikuar me skizofreni, pasi është larguar nga spitali.
Titullin e dytë të botës, Fury e fitoi në vitin 2020 kur e mposhti Deontay Wilderin.
