Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka shprehur optimizëm për rolin e diplomacisë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke bërë komente pozitive si për Iranin ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur para gazetarëve në Bürgenstock, ku po zhvillohen takime dhe diskutime të rëndësishme mbi situatën në rajon, Sharif theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi mbeten rruga më e mirë për të shmangur përshkallëzimin e krizave.

Kryeministri pakistanez vlerësoi veçanërisht qasjen e udhëheqjes iraniane gjatë tensioneve të fundit, duke argumentuar se Teherani ka treguar përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje në një periudhë sfiduese për sigurinë rajonale.

“Udhëheqja e Iranit e ka trajtuar të gjithë këtë krizë me dinjitet dhe me qëllim qetësimin e situatës”, deklaroi Sharif.

Ai shtoi se beson që autoritetet iraniane janë të përkushtuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa shprehu shpresën se përpjekjet diplomatike nga të gjitha palët do të kontribuojnë në rivendosjen e sigurisë dhe qetësisë në Lindjen e Mesme.