Paradite do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites pritet zhvillim i vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë.

Në Shkup, paradite do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillimin e vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Në ditët në vijim pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me reshje shiu, më të dendura të martën dhe të mërkurën (në disa vende deri në 15 l/m²). Lokalisht, proceset do të jenë në formë të motit të lig afatshkurtër, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.