Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Në fund të seancës së sotme, i akuzuari Keshishev kërkoi fjalë dhe tha se deklaratën që e ka dhënë paraprakisht ia ka imponuar i akuzuari i parë Lupço Palevski Pallço derisa janë dërguar nga burgu në gjykatë. Në pyetjen e gjykatësit se pse e ka bëtë këtë, Keshishev tha se për shkak të frikës.
“Deklarata e Keshishevit në këtë fazë të procedurës nuk ka vlerë të provës për arsye se sipas dispozitave të ligjit për procedurë penale, ai dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në fund të procedurës do të kenë të drejtë ta prezantojnë mbrojtjen e tyre, të japin dëshminë e tyre kur do t’u parashtrohen pyetje nga të dyja palët, nga Prokuroria dhe avokatët e tyre ku do të duhet të sqarohen të gjitha rrethanat”, tha Ana Stojkoviq Dimitrovska, prokurore.
