Pas vrasjes së dyfishtë dhe vetëvrasjes në Prilep, opozita ka kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të japë dorëheqje. Sipas LSDM-së, rasti i fundit në Prilep është vetëm dëshmi që jeta në Maqedoni nuk është e sigurt dhe se Ministria e Punëve të Brendshme vepron në favor të klaneve të drogës, në vend që të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Ky është edhe një konfirmim i tmerrshëm që gjendja e sigurisë në Maqedoni ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Për rastin konkret do të presim informacionet zyrtare para se të komentojmë, sepse nuk duam të abuzojmë me asgjë. Por fakti qëndron kështu: Në Maqedoni gjatë një viti njerëzit vriten në rrugë, në lagje, në shtëpitë e tyre. Toshkovski më nuk mund të fshehë të vërtetën. Thashethemet se ‘siguria është përmirësuar’, se krimi është zvogëluar janë të kota, kur qytetarët janë lënë vetë me ndjenjën e frikës dhe pafuqisë. Jemi dëshmitarë të një sërë vrasjesh, shkëmbimesh zjarri, likuidimesh dhe kërcënimesh që kanë goditur Maqedoninë gjatë vitit të kaluar. Mbi 25 vrasje dhe tentativa vrasjesh, armë në çdo hap, klane droge që operojnë lirshëm, dhe policia në vend që t’i parandalojë i mbron”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e SDSM-së.

 

The post Pas vrasjes së dyfishtë dhe vetëvrasjes në Prilep, opozita ka kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të japë dorëheqje appeared first on Alsat.